VIDEO/ Atalanta pëson supergol, Inter zhbllokohet me Darmian

schedule21:19 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 21:19 - 1 Dhjetor, 2020

Këtë mbrëmje po luhen edhe disa nga ndeshjet e fazës së grupeve të Champions League. Atalanta e Berat Gjimshitit nuk e ka nisur mirë ndeshjen ndaj Mitdjylland, teksa danezët kanë gjetur golin në minutën e 13 me Scholz.

Kaba ktheu me gjoks një top për mbrojtësin dhe ky i fundit lëshoi një predhë të pandalshme nga gardiani i Atalantës. Në ndeshjen tjetër edhe Interi ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj Borussia Monchengladbach.

Darmian shënoi në minutën e 17-të pas një aksioni të rrjedhshëm të zikaltërve. Interit i duhet me patjetër të fitojë këtë sfidë për të qëndruar në lojë për titullin kampion. /abcnews.al