VIDEO/ Atalanta mbetet makineri golash, Napoli “mallkon” VAR-in!

schedule21:21 - 2 Korrik, 2020

schedule 21:21 - 2 Korrik, 2020

Atalanta ka marrë një fitore të pastër 2-0 kundër Napolit, por miqve iu janë anuluar dy gola nga VAR. Djemtë e Gasperinit bënë një ndeshje të mirë, duke sulmuar si gjithmonë. Edhe Napoli, bëri një ndeshje relativisht të mirë dhe ky rezultat, nuk paraqet plotësisht ndeshjen.

Gjithsesi, Atalanta i gëzohet fitores, pas dy golave të shënuar në fillimin e pjesës së dytë. Pasalic shënoi i pari në minutën e 47-të të sfidës, ndërsa në minutën e 55-të, Gosens shënoi golin që vendosi rezultatin final të sfidës.

Pas 29 javësh, Atalanta ruan vendin e katërt, tashmë me 60 pikë, ndërsa Napoli, mbetet në vend të gjashtë, në kuotën e 48 pikëve. Kapiteni i Atalantas, Papu Gomez, u bë lojtari i vetëm në Serie A që jep 15 asiste në Serie A në 20 vitet e fundit./abcnews.al

Serie A, java 29

Atalanta – Napoli  2-0
Pasalic 47’, Gosens 55’