Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Aspirinat” me “një këmbë” në finalen e madhe, Leverkusen fiton pastër në “ferrin” e “Olimpico”

schedule22:55 - 2 Maj, 2024

schedule 22:55 - 2 Maj, 2024

Janë të pamposhtur. “Aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë arritur një tjetër fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa kanë mundur në “Stadio Olimpico”, “Verdhekuqtë” e Roma, në sfidën e parë gjysmëfinale, të UEFA Europa League, me rezultatin e pastër, 2 me 0, duke qëndruar me “një këmbë” në finalen e madhe të kompeticionit.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi për djemtë e teknikut, Xabi Alonso, teksa ishte fillimisht Florian Wirtz, me një gol në minutën e 28’-të, të pjesës së parë të sfidës dhe në të 73’-të, “shkatërruesi” gjerman, Robert Andrich dyfishoi shifrat me një goditje spektakolare, nga jashtë zone, duke i dhënë djemve, të De Rossi goditjen e dytë.

Megjithatë mund të thuhet se për këta të fundit ka ende shpresë, pavarësisht se përqindja është shumë vogël, teksa kujtojmë se “bileta” për në finalen e madhe, të Dublinit do të sigurohet vetëm pas sfidës së kthimit, që do të zhvillohet mbrëmjen e 8 majit, në “mitikun” gjerman, të “BayArena”, ku sërish favorit janë “Aspirinat” e Xabi Alonso. /i.m /abcnews.al 



SHIKONI GOLAT:

Goli i Florian Wirtz, 0-1

Goli i Robert Andrich, 0-2

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!