VIDEO/ Asist dhe karton i verdhë, Qazim Laçi del kokulur në Francë

schedule20:56 - 19 Mars, 2021

schedule 20:56 - 19 Mars, 2021

Qazim Laçi, si zakonisht ishte titullar në duelin e sotëm që Ajaccio luajti në transfertë kundër skuadrës së Chambly.

Mesfushori i kombëtares shqiptare doli kokulur nga fusha e blertë, pasi ekipi i tij u mposht me rezultatin e ngushtë 2-1.

Dibrani, në fundin e pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë. Kur ndeshja ishte2-0 Laçi u bë protagonist, duke asistuar për Courtet, por Ajaccio në fund u mposht. /abcnews.al