VIDEO/ Arsenali shokon Chelsea dhe ngjitet në zonën Champions

schedule22:38 - 20 Prill, 2022

schedule 22:38 - 20 Prill, 2022

Arsenali ka befasuar Chelsean në Stamford Brigde duke e mposhtur 2-4.

Nketiah kali në avantazh Arsenalin por Werner 4 minuta më vonë barazoi shifrat.

Miqtë kaluan sërish në avantazh me Smith Rowe, por Azbilicueta barazoi shifrat duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Me të filluar pjesa e dytë realizoi sërish Nketiah duke vulosur dopietë në këtë takim.

Në limit skuadra e Arteta fitoi dhe një penallti të cilën e shëndërroi në gol Saka.

Me këtë sukses Arsenali ngjitet në vendin e 4 me 57 pikë po aq sa ka dhe Tottenhami.