VIDEO/ Alarm për sulm me raketa, Kombëtarja e Izraelit “braktis” autobusin rrugës për në aeroport

schedule16:16 - 10 Nëntor, 2023

schedule 16:16 - 10 Nëntor, 2023

Prej disa javësh tashmë dihet situata e tensionuar në Rripin e Gazës, ku ccdo ditë po raportohet për shpërthime e sulme me raketa, duke lënë si viktima shumë të pafajshëm, fëmijë e të rritur.

Kjo situatë ka prekur edhe botën e futbollit, me futbollistët e Kombëtares së Izraelit, të cilët janë detyruar të dalin nga autobusi në autostradë, teksa ishin rrugës për në aeroportin e Tel Avivit pas një alarmi që morën nga autoritet për një sulm të mundshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë, Federata Izraelite e Futbollit, e cila me anë të një video, të publikuar në profilet zyrtare, rrjetet sociale ka treguar momentet, kur lojtarët dhe stafi i Kombëtares kanë lënë autobuzin për t’u fshehur.

Ndërkaq, kujtojmë se Kombëtarje izraelite ishte nisur për në aeroportin e Tel Avivit, pasi do të udhëtonte drejt Prishtinës, aty ku në mbrëmjen e së dielës do të përballen, në mitikun “Fadil Vokrri” me “Dardanët” e Kosovës, në sfidën e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: