VIDEO/ Aksion dhe finalizim model, “Dhelprat” kalojnë në avantazh

schedule21:43 - 16 Janar, 2021

schedule 21:43 - 16 Janar, 2021

Zhbllokohet takimi Leicester City-Southampton, i vlefshëm për javën e 18-të. Skuadra vendase kanë gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 37-të.

Autori i golit është James Maddison. Mesfushori i “dhelprave” mori një asist shumë të bukur nga Tielemans dhe mposhti portierin mik me një goditje potente.

Një avantazh i rëndësishëm për ekipin e Rodgers, që ngjitet në vend të dytë në Premier League nëse ia del të fitojë përballjen e sotme. /abcnews.al