TIRANË- Në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur këtë të premte Ajola Xoxa në zbatim te masës “detyrim paraqitje” te caktuar ndaj saj.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ndërkaq, Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë arrest me burg, kurse më 12 shkurt, Gjykata vendosi t’i ndryshojë masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës./abcnews.al