Në ndeshjen e djeshme që Barcelona zhvilloi kundër Valencias, arriti ta fitojë me rezultatin 3-1. Sfidë e zhvilluar në stadiumin “Camp Nou”, ku të pranishëm kishte edhe tifozë.
Në këtë përballje bëri debutimin e tij si lojtar i Barcelonës, sulmuesi argjentinas Sergio Aguero. Në stadium dëgjoheshin vazhdimisht thirrje në emrin e tij, duke treguar kështu një mbështetje të pakufishme të tifozëve ndaj Agueros.
Pas ndeshjes me Valencian në një intervistë, sulmuesi I Barçës është shprehur shumë i lumtur për mbështjejtjen e tifozëve, si dhe i falenderon ata për suportin ndaj tij.
“Ishte e pabesueshme që njerëzit brohorisnin, Kun, Kun”, theksoi Aguero.
/abcnews.al