Mbrojtësi i Teutës, Alexandre Kouros, ka publikuar një video fantastike në profilet e tij zyrtare. Si të gjithë futbollistët e Superiores, edhe 26 vjeçari ndodhet në karantinë, aty ku po gjen mënyra të ndryshme për të kaluar kohën.
Në videon e publikuar, Kouros shihet teksa vendos një bast me djalin e tij, një bast me vlerë 5 euro. Mbrojtësi i Teutës i hedh një kartë dhe i biri i tij duhet ta kapë me kokë, “asistuar” dhe nga frigoriferi i shtëpisë.
Djali i Kouros është i suksesshëm dhe arrin ta kapë kartën, duke i fituar 5 euro babait të tij. Një video tepër gazmore dhe e gjitha për të mos u humbur…/abcnews.al