Mediat lokale raportojnë për të paktën 4 të vdekur nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi mesditën e sotme Kroacinë.
Dëmet materiale janë të shumta, sidomos pranë epiqendrës në zonën e Petrinjës, ku autoritetet lokale raportojnë se kanë pësuar dëmë thuajse gjysma e banesave të qytetit.
Pamjet që vijnë nga tërmeti janë të shqetësuese, ndërsa në disa raste i ka kapur gazetarët duke raportuar LIVE. Kështu ka ndodhur me gazetarin e “Al Jazeera-s”, i cili po raportonte pas goditjes së parë, ndërsa u ndje një tjetër lëkundje tërmeti. /abcnews.al