VIDEO/ 3 gola brenda 9 minutave, spektakël në duelin Inter-Leverkusen

schedule21:29 - 10 Gusht, 2020

schedule 21:29 - 10 Gusht, 2020

Tre gola brenda 9 minutave në sfidën çerekfinale të Europa League midis Interit dhe Bayer Leverkusen. Zikaltrit kaluan në avantazh në minutën e 16-të falë Nicolo Barella.

Aksion i bukur i zikaltërve dhe mesfushori italian e finalizoi me një gjuajtje të saktë nga vija e 16-të metrave. 23-vjeçari dhuroi një goditje të bukur me të jashtmen, teksa ekipi italian shënoi sërish gjashtë minuta më pas.

Kësaj radhe ishte i përhershmi Lukaku ai që dërgoi topin në rrjetë. Bomberi belg mori një top nga Young, e mbrojti me potencë atë dhe në rrëshqitje e sipër goditi drejt portës gjermane.

“Aspirinat” reaguan në minutën e 24-t. Kai Havertz nuk gaboi përpara portës mike, duke rikthyer ekipin e tij në lojë dhe duke gjetur golin e shpresës për skuadrën gjermane. /abcnews.al