VIDEO/ 14-vjeçari fiton për herë të dytë rekordin Guinness për gojën më të madhe

schedule08:54 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 08:54 - 19 Dhjetor, 2021

Një adoleshent nga Minesota ka fituar për herë të dytë rekordin botëror Guinness. Ai ka arritur të hap gojën 10 centimetra. Në fillim, Isaac Johnson e fitoi rekordin në vitin 2019, kur hapja e gojës së 14-vjeçarit ishte 9.32 centimetra, por ai e humbi rekordin nga një adoleshente nga Pensilvania, vetëm disa muaj më vonë.

Johnson tani ka rimarrë rekordin, pasi hapja e gojës së tij u mat plot 10 centimetra.

“Unë mendoj se thjesht u rrit me kalimin e kohës teksa unë u rrita. Ndoshta duke e bërë atë, duke e hapur gojën, e shtrin atë. Ndoshta edhe kjo ndihmoi”, u shpreh Johnson.

Pamje nga momenti i hapjes së gojës:

/abcnews.al