Vettingu, seancë dëgjimore me gjyqtarin Astrit Faqolli

schedule12:44 - 23 Korrik, 2018

schedule 12:44 - 23 Korrik, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli. Nga raporti i përcjellë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, KPK konstatoi se për Faqollin nuk ka deklarim të rremë të pasurisë.

Por ndryshe ishte konstatimi i Komisionit për raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Në vlerësimin e KPK-së, raporti ishte i paplotë për gjyqtarin Faqolli dhe sipas DSIK, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli, është i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Sipas hetimit të KPK për Faqollin janë dërguar në KLD 7 ankesa, por nuk janë provuar, ndërsa janë marrë në konsideratë edhe deklarimet e një dëshmitari të pyetur gjatë hetimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për gjyqtarin Astrit Faqolli në 25 Korrik në orën 9:00./abcnews.al