Nis me shkarkim vettingu në polici, “ngec në rrjetë” zyrtari i lartë

schedule11:05 - 8 Nëntor, 2019

schedule 11:05 - 8 Nëntor, 2019

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkon nga detyra Oltion Shehun, shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA.

Shehu ishte zyrtari i parë që u përball me vetingun në radhët e policisë.

Komisioni ka konstatuar probleme në kriterin e pasurisë, pasi Shehu nuk justifikon një shumë prej 1.4 milion lekësh.

Për këtë, zyrtari i SHÇBA tha në seancën dëgjimore se nga viti 1996-2003 ka punuar pa siguracione, në një bingo ku ka pasur detyrën shef salle, banakier por edhe kamarier.

Gjatë kësaj kohë ai pretendon se ka pasur të ardhura të larta për shkak edhe të bakshisheve, të cilat i ka të pa dokumentuara. Po ashtu Shehu pretendoi se nuk ishte në dijeni që gjatë kësaj periudhe ka qenë pa siguracione.

Në “sitën” e vetingut do të kalojnë më shumë se 11 mijë efektivë, ku komisioni do të verifikojë pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe të ardhurat e secilit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!