Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyra Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Kryeprokurorja nuk ishte e pranishme në seancë, ndonëse një ditë më parë mungesa e saj u komentua si mungesë lidershimi nga ana e monitoruesit ndërkombëtar.
Me gjithë problematikat e vërejtura në seancën dëgjimore në lidhje me aftësitë e saj profesionale, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha një vlerësim pozitiv për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Vendimi që e konfirmoi në detyrë iu përcoll Markut përmes medias, ose përfaqësuesve të saj në sallë, pasi ajo kishte zgjedhur të mos paraqitej edhe në këtë seancë.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar të martën, mosprania e Markut u komentua si mungesë prestigji nga ana e kryesueses së trupit gjykues dhe si zhgënjyese dhe mungesë lidershipi nga ana e vëzhguesit ndërkombëtar Teo Jacobs.
Nga hetimi i thelluar administrativ i KPK rezultonte se Marku kishte pasuri të justifikuar dhe figurë të pastër. Në seancën dëgjimore Komisioni cilësoi si problematike mungesën e transparencës së Markut në vendimarrjet e saj për ristrukturiumin e Prokurorisë, urdhrat për lëvizje të prokurorëe të komanduar, si edhe një rast, kur ajo kishte kërkuar dy herë masën e sigurisë “arrest në burg” për një qytetar të akuzuar për dhënie të automjetit në gjendje të dehur. Në lidhje me këtë rast, avokatja e Markut dha një shpjegim.
Ndërsa një ditë më parë, Teo Jacobs i dërgoi një mesazh Arta Markut për frymë tolerancë në kërkesat për izolim në qeli, pas vendimit avokatja i dërgoi atij një mesazh në distancë.
Në lidhje me komandime e Arta Markut, duke iu referuar edhe një vendimi të Kushtetueses avokatja Çukaj tha se janë bërë në kuadër të vazhdimësisë institucionale./abcnews.al