Vettingu konfirmon Medi Bicin, largohet Artan Broci

schedule15:02 - 31 Korrik, 2018

schedule 15:02 - 31 Korrik, 2018

Medi Bici, kandidat për në Kolegjin e Lartë Gjyqësor, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Komisioni kreu hetimin e tij të pavarur, prandaj deklarata e Bicit iu nënshtrua një hetimi të thelluar ku u konsistua se ka vilë 4-katëshe vendosur në truall 430 m2, ndërtuar gjatë 1993-1996.

Gjyqtari ka paraqitur një deklaratë ku vëllai thotë se e ka ndihmuar për shkaqe vështirësie financiare. Subjekti ka paraqitur prova për këtë gjë.

Ndërkohë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkonte nga detyra anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Artan Broci.

Vetë Broci mungonte në seancën e sotme ku pritej të jepej vendimi, ndërkohë që në seancën e pak ditëve më parë, KPK deklaroi se gjyqtari kishte mospërputhje në deklarimin e pasurisë.

Sipas KPK-së, Broci kishte favorizuar një firmë ndërtimi e cila më pas dyshohet se i dha material ndërtimi në Shkodër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!