Vettingu, konfirmohet në detyrë gjyqtari Ardian Dvorani

schedule10:10 - 25 Korrik, 2018

schedule 10:10 - 25 Korrik, 2018

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, u konfirmua në detyrë nga KPK. Në përfundim të procesit të rivlerësimit, Dvorani kaloi Vettingun bazuar në tre kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe vlerësimit profesional.

Në seancën dëgjimore zhvilluar  për të i vetmi problem i konstatuar ishte mungesa e deklarimit të llogarive bankare në deklaratën për Vettingun. Gjyqtari sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një gabim njerëzor, ku prej tij nuk ishin dorëzuar katër faqe të deklaratës.

Dvorani  qëndron në detyrë si gjyqtar i Gjykatës së Lartë përtej mandatit 9-vjeçar të nisur në vitin 2005.

Mëngjesi i të mërkurës ka qenë i ngarkuar për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Rreth orës 9:00 ata konfirmuan gjyqatrin e Gjykatës së Tiranës, ndërsa më pas u shkarkua prokurorja e pezulluar Rovena Gashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!