VETTING- Plumb pas shpine

schedule21:23 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 21:23 - 15 Dhjetor, 2020

Pse vrapoi Klodian Rasha kur dëgjoi thirrjen urdhëruese të policit: Ndalo! Vrapi i tij tregon se kishte shumë frikë. Frikë se do ta gjobisnin për shkeljen e orës policore, frikë se do ta dhunonin si adoleshentin 15-vjeçar në Tiranë, si shumë të rinj që u dhunuan egër në protestën kundër shembjes së teatrit, si të riun rom që lutej i gjunjëzuar e shumë raste të tjera dhune policore mbi qytetarë të pambrojtur.

Si erdhëm deri tek vrasja e Klodianit.., dhuna e pajustifikuar policore mbi qytetarët gjatë një viti…  dinamika e ngjarjes sipas dëshmive në dosjen e prokurorisë. Pasaktësitë në dëshminë e autorit të vrasjes, që sjellin dyshime të forta për vërtetësinë e ngjarjes së deklaruar nga policia. Version i dyshimtë i policisë për një pistoletë që Klodiani ndoshta nuk e pati kurrë në dorë… Protestat në një javë dhe dhuna policore ndaj të miturve të revoltuar nga vrasja.

Ndiqni emisionin VETTING nga gazetarët Luli Progni dhe Xhevahir Zhabina: