Vetëm 40 ditë pasi u bë nënë, Aurela Gaçe tregon sakrificën prekëse që ka bërë për karrierën

schedule21:41 - 17 Shkurt, 2021

schedule 21:41 - 17 Shkurt, 2021

Nëse ka një gjë që Aurela Gaçen e veçon nga artistët e tjerë veç vokalit të saj është edhe fakti që është shumë e hapur me publikun. Shpesh ndan momente nga karriera por edhe nga jeta personale ashtu sikurse ka bërë edhe mbrëmjen e sotme.

Në një puntatë speciale të programit “E ardhmja është vajzë” në ABC me autore dhe moderatore Ermira Çaushollin, Aurela ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj dhe sakrificat që ka bërë.

https://youtu.be/9GBbmPkVTOE

Sigurisht që një artist kalon shumë gjëra në karrierën e tij por ajo që i ka mbetur në mëndje Aurelës ishte pikërisht largimi nga vajza e parë Greis, kur kishte vetëm 40 ditë që ishte bërë nënë.

I është dashur të udhëtojë drejt Amerikës për të finalizuar një kontratë të firmosur një vit më parë. Ajo tregoi që kjo ka qenë sakrificë shumë e madhe dhe e ka përjetuar duke u përlotur sa herë e pyesnin: “Si është vajza?”./abcnews.al

https://youtu.be/aR6xzokL_E4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!