Vetëm 4 gola larg, Griezmann pranë marrjes së “kurorës” te “Los Colchoneros”

schedule14:56 - 28 Nëntor, 2023

schedule 14:56 - 28 Nëntor, 2023

Prej disa ditësh tashmë, tifozët e “Los Colchoneros” të Atletico Madrid kanë nisur numërim mbrapsht, për “yllin” e skuadrës së tyre, Antoine Griezmann, i cili është vetëm 4 gola larg rekordit, të golashënuesit të “bardhekuqve” të Madridit.

Goli i fitores ndaj Mallorca-s, së Vedat Muriqit, mbrëmjen e kësaj të shtune e çoi 32-vjeçarin francez, në kuotën e 170 golave, me fanellën e tij të preferuar, duke qenë tashmë vetëm 3 rrjeta larg barazimit të rekordit, të “bomberit” spanjoll, Luis Aragones, i cili është golashënuesi më i miri në historin e Atletico Madrid.

Mirëpo, thyerja e këtij rekordi do të nistë një tjetër debat të furishëm, sidomos në Spanjë, teksa në rast thyerje të rekordit, francezi do të konsiderohej, si një nga lojtarët me me nidikim në historin e Atletico Madrid, ndërsa për mediumet “iberike”, 32-vjeçari është një ndër më të mirët në botë, në mos më i miri për momentin. /i.m /abcnews.al