Vetëm 1 javë kohë, Gattuso drejt shkarkimit nga Napoli

schedule14:37 - 7 Shkurt, 2021

schedule 14:37 - 7 Shkurt, 2021

Napoli pritej të ishte në luftë për titullin këtë sezon, por parashikimet nuk dolën aspak dhe javë pas jave skuadra e Hysajt e Rrahmanit po humb terren javë pas jave.

Për momentin presidenti De Laurentis nuk ka ndërhyrë, por gazetat italiane zbulojnë se Gattuso duhet të lëvizë shpejt për të mbrojtur vendin e tij në stol.

Humbja e djeshme me Genoan dhemb shumë dhe mësohet se trajneri është i detyruar të fitojë dy ndeshjet e radhës për të shmangur shkarkimin ende pa mbaruar kontrata.

Përpara është Atalanta për Kupën e Italisë dhe Juventusi për javën e 22-të të Serie A. Situatë e vështirë për Gattuson, i cili në fakt gjatë javëve të fundit ka pasur pakënaqësi për trajtimin e bërë nga De Laurentis. /abcnews.al