Noterët kërkojnë që institucionet, puna e të cilave nuk lidhet direkt me prezencën e qytetarit në sportel, të vijojnë punën dhe të kryejnë shërbimet e tyre.
Në një intervistë për “Abc News”, noteri Vasil Martini, u shpreh se nuk ka pasur një organizim të mënyrës së fuksionimit të sporteleve online dhe shembull janë Drejtoria e Burgjeve, Ministria e Jashtme apo Kadastra shtetërore kanë mundësi.
“Të njëjtën vërejtje ka edhe për Drejtorinë e Burgjeve, zyrën e gjendjes gjyqësore, për lëshimin e dëshmisë së penalitetit”, u shpreh noteri Vasil Martini.
Kjo situate sipas tij ka sjelle kosto financiare pasi shumë kontrate dhe transaksione nuk kanë nga përfunduar.
“Duke bërë kujdes dhe duke i dhënë prioritet kërkesave për kontratat e hipotekave që kërkojnë lëvrimin e disa kredive për biznesin dhe qytetarin, i shërben ekonomisë në mënyrën e financimit të saj, gjithashtu edhe shlyerjes së kontratës së shitjes të pasurisë së paluajtshmem, bën të mundur finalizimin e shitjes”, u shpreh ai.
Nëse nuk gjendet një zgjidhje nga qeveria, pas daljes nga karantina, do të ketë fluk kërkesash nga qytetarët të cilat nuk do të arrihet të menaxhanohen.
“Nëse gjatë këtij muaji ne do të arrijmë ti përbyllim, çdo lloj fluksi që do të na adresohet në muajt në vazhdim ne do të jemi të mundur që ta përballojmë”, deklaroi Vasili.
Nëse u jepet mundësi qytetarëve dhe bizneseve për të vepruar mund ti jepen impulse pozitive ekonomisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat po përballet vendi si pasojë e COVID-19 dhe sipas noterëve kjo është e mundur.