Futbollisti i Kukësit, Vesel Limaj, shpreson që të marrë një ditë një ftesë nga trajneri i kombëtares, Edi Reja. Shqiptari nga Kosova thotë se e ka ëndërr të veshë fanellën kuqezi.
E ka një fanellë të veshur në trup dhe aspak pa emër. Vesel Limaj është futbollist i Kukësit, por këto ditë do të kishte pasur dëshirë të ishte në një tjetër grumbullim, në Tiranë ose në Durrës, me fanellën e kombëtares.
Mesfushori ofensiv 23-vjeçar me origjinë nga Kosova, i lindur në Gjermani, shpreson në një karrierë sa më të mirë edhe me klubet. Ai flet edhe për sezonin aktual dhe lëvizjet e shumta që janë bërë në ekip gjatë merkatos. /abcnews.al