Verli: Kujtimi i 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit nis në Vlorë

schedule17:42 - 15 Janar, 2019

schedule 17:42 - 15 Janar, 2019

Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike Marenglen Verli në një intervistë për “ABCnews” thotë se kujtimi i figurës së Ismail Qemalit nis në Vlorë me datat 24-26 Janar. Në ketë memorial të 100- vjetorit të vdekjes të nismëtarit të shtetit shqiptar do të mbahet konferenca shkencore me historianë të njohur  dhe përgjatë vitit do të botohen dokumente të kancelarive europiane.

Vlora, qyteti i flamurit  ku edhe prehen eshtart e Ismail Qemalit është përzgjedhur si vendi i nisjes së kujtimit të kësaj figure për 100-vjetorin e vdekjes. Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike Marenglen Verli thotë se konferenca e parë shkencore nis në 24 Janar në Vlorë si beshkërendim i disa institucioneve sëbashku.

“Fillojmë me një konferencë në Vlorë me datë 24 osë 26 Janar, data që përkojnë me datëlindjen dhe datëvdekjen e Ismail Qemalit. Në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe bashkinë e qytetit do të organizohet ky aktivitet. Ndërsa ky aktivitet në linjat shtetërore ka të bëjë edhe me veprimtari të tjera. Por detyra jonë kryesore është pikërisht konferenca”.

Verli thotë se figura dhe periudha që i parapriu Pavarësisë, do të vij e plotë nga historianët më të njohur nga hapësira mbarëshqiptare, por në mes të vitit do mbahet edhe një konferencë me pjesëmarrje ndërkombëtare thekson historiani.

“Figura e tij në momentet kryesore historike dhe kryesiasht në atë periudhën e fundit që lidhet edhe me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Kuvendin e Vlorës. Në qershor  do mbahet një konferencë ndërkombëtare që mendoj se do të ketë dimensione shumë më të mëdha se konferenca e këtij muaji. Aty do të marrin pjesë përveç studiuesëve në instituticione të ndryshme brenda vendit në Akademinë e Shkencave, do ketë studiues nga Kosova dhe Maqedonia”.

Megjithëse nuk është përcaktuar një zë më vete në buxhet për 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, rektori i Akadëmsisë së Studimeve Albanologjike thotë se do të ketë edhe botime të rëndësishme me dokumenta te arkivave europiane.

“Kemi buxhetin e zakonshëm vjetor dhe brenda tij përpiqemi të gjemë hapësira, që për veprimtaritë më të rëndësishme që ofron viti, që kanë përvjetore e kështu me radhë të caktojmë një pjesë të këtij buxheti”.

Këtë vit një vëmendje të veçantë do të ketë edhe për 75 vjetorin e çlirimit të vendit dhe 100 vjetorin e fillimit të punimeve të Konferencës së Paqes. Megjithëse janë botuar shumë monografi , albume dhe dokumente për figurën e Ismail Qemalit, tashmë do të ketë plotrësim me dokumente të reja të cilat presin të sjellin risi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!