“Verilindorët” shpëtojnë nga humbja, Kukësi me 10 lojtarë i “rrëmben” barazimin Teutës

schedule15:36 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 15:36 - 3 Dhjetor, 2023

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi sfida, me “verilindorëve” të Kukësit dhe “durrsakëve” të Teutës, sfidë kjo e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, e cila siç duket edhe nga rezultati, 0 me 0 ishte një përballje shumë e vakët.

Sfida nisi me duele të ashpra në mesfushë, teksa rastet e pastra munguan. Gjërat u bënë më të vështira për verilindorët kur në minutën e 36’ Lala shkaktoi një ndërhyrje të rrezikshme dhe pas ndërhyrjes së VAR-it u ndëshkua me karton të kuq, por vetëm kaq, pasi deri në fundin e lojës nuk pati asnjë rast serioz nga të dyja ekipet .

Përsa i përket renditjes së Superiores, Kukësi ngjitet në vendin e 7-të, teksa ka shkuar në kuotën e 16 pikëve dhe aktualisht ndodhet jashtë zonës së rrezikut të rënies nga kategoria, ndërsa Teuta mbetet në vendin e fundit, me vetëm 13 pikë. /i.m /abcnews.al