Në krahun tjetër, përveç përplasjes në Laç, mes “krubinasve” vendasve e “demave të kuq” të Partizani, në Kukës, verilindorët do të presin “kuqeblutë” e Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.
Kukësi kërkon “kthesën” pas humbjes me “bardheblutë” e Tiranës, teksa ditën e sotme kërkojnë të “shtangin” shkodranët, me Rashitin e Bashën në sulm. Në portë është Tafas e më tej, Lamçe, Bytyçi, Ebert, Nderca, Momoh, Taipi, Mirza, Taipi.
Në krahun tjetër, tekniku Goce Sedloski kërkon me çdo kusht të vazhdojë formën e mirë në kampionat pas fitores me Erzenin dhe për ditën e sotme ka vendosur që të përdorë në majën e sulmit “bomberin” Bekim Balaj. Në portë Sedloski ka zgjedhur Zogoviçin e më tej Kruja, Shehi, Juriç, Bulatoviç, Marku, Boshnjaku, Jonuzi, Çoba e Latifi. /i.m /abcnews.al