“Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.
Kështu është shprehur zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, gjatë një konference për media, pyetur nga gazetarët, se çfarë do të bëjë SHBA-ja për ta ndaluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Kështu unë do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur dhe – për të zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, tha Miller.
Gjithashtu, ai është pyetur në lidhje me vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë dhe nëse do të ketë ndonjë mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që do të transmetohet përmes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
”Ju lutem, më lëjoni të them se cili do qoftë përmbajtja e komunikimit të Sekretarit me kryeministrin Rama, preferoj të presim dhe të dëgjojmë prej tyre në mënyrë private. Sekretari do të ketë një konferencë për shtyp më vonë në Shqipëri, ku pritet të flasë rreth asaj takime”, theksoi Miller./abcnews.al