Vepra “Revizori” shfaqet në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

schedule16:27 - 28 Shtator, 2019

schedule 16:27 - 28 Shtator, 2019

Një nga kryeveprat e letërsisë botërore “Revizori” e shkrimtarit rus Nikolaj Gogolit është vënë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Vepra është përshtatur me realitetin shqiptar dhe në qendër ka revizorin që inspekton një qytet me administratë të korruptuar.

Një revizor që shkon për të inspektuar në një qytet me administratë të korruptuar, me funksionarë të lartë të dalë në përgjime, me njerëz të futur më burg pas protestave. Një vepër satirike që nuk njeh kohë dhe i flet çdo kohë, është ngjitur në skenën e teatrit “Aleksandër Moisu”Durrë këtë të premte.

Me regji të Driada Dervishit dhe më një kast aktorësh profesionist, një nga kryeveprat e letërsisë botërore “ Revizori” e shkrimtarit rus Nikolaj Gogolit, e shkruar në vitin 1936, erdhi në një version të ri.

Një vepër e përshtatur me aktualitetin shqiptar të muajve të fundit dhe që synon të përcjellë një mesazh të heshtur dhe kushto që ndjek shfaqjen të reflektojë për realitetin ku jetojmë.

Në rolin e revizorit ishte aktori Amos Zaharia, ndërsa në atë atë kryebashkiakut të korruptuar, aktori Gentian Zenelaj.

Vepra satirike e luajtur nga aktorët Gentian Zenelaj, Amos Muji Zaharia, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Besmir Bitraku, Xhejni Fama, Kastriot Shehi, Marvin Tafaj, Gjergj Doçi, Jaho Guma dhe Erjon Hodo u prit mjaft mirë nga durrsakët.

Premiera do të vihet në skenë të shtunën dhe të dielën në orën 19:00./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!