Venecia, pezullon aktivitetet e Karnavaleve pas shpërthimit të koronavirusit

schedule10:20 - 24 Shkurt, 2020

schedule 10:20 - 24 Shkurt, 2020

Në Itali ndihet një atmosferë alarmi në ajër dhe në jetën e përditshme. Veriu i Italisë po bllokohet në aktivitetet e përditshme duke nisur nga shkollat e universitetet, aktivitetet sportive dhe stadiumet, punët të cilat bëhen me aktivitet të njerëzve, dyqane, manifestimet publike etj. E gjithë kjo, mbas rritjes së numrit të të prekurve nga koronavirusi. Në Padova qyteti duket i heshtur, kujtojmë se këtu është shënuar edhe personi i parë që humbi jetën.

Ndërkohë, po të hedhim një sy në aktivitetet e rëndësishme që ndodhin në këtë periudhë në Itali, shohim se gjërat po lëvizin me shpejtësi. Kemi dhënë lajmin e hapjes së Karnavaleve të Venecias, një aktivitet shumë i dashur jo vetëm për italianët, por mbi të gjitha për turistët. Njoftimet e gazetarëve italianë flasin për mbylljen e aktivitetit në ditën e sotme, ndërkohë që rrugëve të Venecias sheh njerëz me maska, shkruan Daily Asia

Ndërkaq, në Torino, sipas raportimit të gazetarëve të “Studio Aperto” të kanalit Italia Uno, bëhet me dije se një çift ka dërguar me urgjencë në spital vajzën e tyre 8-9 vjeçare me simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit dhe çuditërisht, rezultoi negative, ndërkohë që të dy prindërit rezultuan të infektuar me koronavirus. Gjëja që të bën të reflektosh, vazhdon raportimin gazetarja e terrenit, është se prindërit nuk kanë pasur asnjë kontakt me njerëz të tjerë të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Po kështu, të tjera lajme  bëjnë me dije se drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, flet për “mister” në rastin e përhapjes së koronavirusit, i intervistuar nga gazeta italiane “Repubblika”. Ai shprehet se ajo që është e çuditshme me rastin italian është se nuk ka një histori epidemiologjike, pasi nuk gjenden lidhjet e të infektuarve me rastet kineze të infektuara, apo udhëtimet në Kinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!