Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vendosja e kufizimeve për udhëtimet”, OBSH dhe OBT thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar

schedule07:20 - 27 Shkurt, 2020

schedule 07:20 - 27 Shkurt, 2020

Në një deklaratë të përbashkët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë  dhe Organziata Botërore e Turizmit  bëjnë me dije se kufizimet e udhëtimeve mund të sjellin pasoja të panevojshme në sektorin e turizmit.

Mësohet se OBSH  nuk ka paralajmëruar “asnjë kufizim udhëtimi ose kufizim tregtar” kundër koronavirusit.

Lidhur me masat e marra nga vendet e prekura me koronavirusin thuhet se “po punohet me këto vende në fjalë për të minimalizuar ndërhyrjet e panevojshme në tregti dhe ndaj udhëtimeve ndërkombëtare”.



Gjithashtu vihet në dukje se sektori i turizmit mendon shëndetin njerëzor dhe mirëqenien, ndërsa theksohet që “bashkëpunimi ndërkombëtar ka një rëndësi jetike” për të garantuar që sektori i turizmit të mund të kontribuojë në mënyrë efektive në masat që do të merren kundër Covid-19.

Në deklaratë paralajmërohet se “Vendosja e kufizimeve për udhëtimet mund të nxitë ndërhyrjen e panevojshme në trafikun ndërkombëtar dhe mund të ndikojë negativisht ndaj sektorit të turizmit”.

“Përgjigjja që sektori i turizmit do të japë kundër Covid-19 duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së. Masat duhet të jenë me maturi, në proporcion me kërcënimin e shëndetit publik dhe të bazuara në një rrezik lokal”, thuhet në deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!