Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj, në komisionin për Arsim ka thënë se nxënësit e klasës së parë dhe të dytë do të kthehen në bankat shkollore.
Ai ka thënë se do të dezinfektohen hapësirat shkollore dhe do të zbatohen masat tjera.
Ndërkohë, edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në takim me kryeminsitrin është dakorduar që nxënësit e klasës së parë të kenë prioritet në shfrytëzimin e bankave shkollore pasi sipas tij ata kanë nevojë të familjarizohen edhe me mësuesin.
“Edhe nxënësit e klasës së dytë duhet të jenë të favorizuar në këtë drejtim pasi gjysmë vjetorin e dytë ata nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin mësimet në shkolla. Edhe nxënësit e klasave të gjashtë do të kenë përparësi për shfrytëzimin e bankave shkollore pasi kanë kaluar nga sistemi me një mësimdhënës në atë me shumë mësimdhënës. Edhe nxënësit e klasës së dhjetë do të kenë të njëjtën përparësi pasi kalojnë nga shkolla fillore në atë të mesme”, tha Ibrahimi.