Vendimi i qeverisë për koronavirusin: Mbyllen shkollat, aktivitetet publike që ndalohen

schedule09:52 - 9 Mars, 2020

schedule 09:52 - 9 Mars, 2020

Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes dha detaje për dy rastet e konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Ministrja tha se djali 28 vjeçar i ardhur nga Italia më 26 shkurt ka qenë mbartës dhe më pas ka infektuar të atin.

Gazetari i Abc News zbuloi emrat e dy personave të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç (emra të njohur për redaksinë).

Sakaq, Manastirliu theksoi se janë izlouar të gjithë personat që kanë patur kontakte të ngushta me 28-vjeçarin që erdhi nga Italia.

“Bëhet fjalë për dy qytetarë të moshave 54 dhe 28 vjec. Njëri është rast i importuar që ka udhëtuar nga Italia, ka kaluar përmes pikës së Hani të Hotit në 26 shkurt, ndërsa babai është rast i konfimuar si kontakt i ngushtë. Është kontaktuar urgjenca, janë marrë mostrat janë dërguar në laborator dhe kanë rezultuar pozitiv. Menjëherë pas daljes së rezultateve ekipi ka kryer identifikimin, izolimin e kontakteve të ngushta për gjatë gjithë natës dhe tashmë kontaktet e gushta janë izoluar.  Të  dy qytetarët po marrin shërbim te Infektivi”, tha Manastirliu.

Ndërkaq, ministrja theksoi se do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore dhe aktivitetet publike, përfshirë ato sportive, kulturore dhe konferencat. Po ashtu Manastirliu tha se do të ketë një karantinim të detyruar për perosnat që vijnë nga Italia.

Dua të bëj disa thirrje shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje qytetarëve për qetësi. Nuk ka arsye për panik, mjekët janë në krye të detyrës. Çdo orë ka përforcim të masave. Përsëris thirrje për qytetarët që nëse kanë apo ndjejnë siptoma të ngjashme me atë të gripit të telefonojnë në 127, dhe të mos bëjnë asnjë vonesë. I bëj thirrje qyetatarëve të mos vijnë në spitale, pa patur shenja klinike, pa telefonuar 127. Virusi nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit, por nëpërmjet kontakteve.

Mbyllje e intitucioneve për një periudhë 2 javore. Mbylljen e aktiviteve publike, ato sportive, kulturore dhe konferencat deri në datën 3 prill. Po ashtu dhe tubimet publike. Apo koncertete deri në datën 3 prill. Vetëkarantinim të detyruar të personat që vijnë nga Italia. Moszbatini i urdhrit është i dënueshëm sipas dëspozitave ligjore. Po ashtu kemi marrë vendimin për ndalimin e eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore. Do të kryhet vetëm me autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë. Ndalohet hyrja e shoqëruesve ose familjarëve të pacientëve. Ftojmë qytetarët që të zbatojnë këtë rregull.

400 milion lekë të cilat vijnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor, do të shkojnë për fuqizizin e flotës së aparaturave dhe për rritjene stokut të pajisjeve të mbrojtjes personale”, deklaroi ministrja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!