Vendimi i Presidentit, Balla publikon mesazhin e Palmer

schedule17:33 - 9 Qershor, 2019

schedule 17:33 - 9 Qershor, 2019

 

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla pëergjigjen për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta e jep përmes mesazhit të Zëvendësndihmës Sekretarit  Amerikan të Shtetit  Matthew Palmer.

Balla publikon në facebook deklaratën e Palmer; “Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Nëse Presidenti nxjerr të hënën një letër të cilën e quan “dekret” apo “ç’dekret” thotë kryetari i Grupit Parlametar Socialist ai praktikisht konsumon një akt për të cilin ndaj tij duhet të shpallen sanksione. /ABC News Albania 24/7