Vendimi i Kushtetueses, Balla: Nëse maxhoranca do kishte në dorë drejtësinë, Meta do shkarkohej

schedule11:14 - 17 Shkurt, 2022

schedule 11:14 - 17 Shkurt, 2022

Në përgjigje të akuzave të opozitës, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla shprehet se nëse maxhoranca do e kishte në dorë drejtësinë, Gjykata Kushtetuese do të kishte shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Lexo edhe: Kushtetuesja rrëzon Parlamentin, Meta mban presidencën. Si nisi beteja për ta rrëzuar pas 25 prillit

Nga Kuvendi, Balla deklaron se sipas tij nuk ka shqiptar që të mos mendojë se Meta duhet të ishte shkarkuar. Ai kërkon nga opozita që të tërheqë të gjitha akuzat se qeveria ka kapur reformën në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Balla u shpreh Presidentit Meta i kanë mbetur edhe 150 ditë në krye të Presidencës.

“Gjykata Kushtetuese, natyrshëm ka rrëzuar sipas tyre një vendim të Kuvendit të iniciuar nga kjo maxhorancë. Nëse do kontrollonim reformën në drejtësi do kishim kontrolluar reformën në drejtësi do kishim në dorë Gjykatën Kushtetuese. Nëse do kontrollonim Gjykatën Kushtetuese do ishte shkarkuar Ilir Meta se nuk ka shqiptar dhe shqiptare në këtë vend që nuk bie dakord që Ilir Meta duhej shkarkuar. Por ka vendosur gjykata, nuk komentohet. Në këtë aspekt. Dashi ç’ke, pse flet. Dua të tërhiqni mbrapsht çdo akuzë që keni thënë se në këtë vend se ne kemi kapur drejtësinë. 150 ditët e mbetura në detyrë, nuk ia drejtojnë figurën qesharake. Meta do ikë pas 150 ditësh, mirë do ishte të ikte që sot. Më vjen mirë që opozita qenka bashkuar prapë” – tha Balla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!