Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishte e ftuar këtë të hënë në rubrikën “Mbrëmje ABC”. Ajo komentoi edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili la në fuqi datën 30 Qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Sipas deputetes së Partisë Socialiste akti i sotëm konfirmon pavleshëmrinë e çdekreëtimit të Presidentit Ilir Meta. Vendimi i Kolegjit sipas Kumbaros është pranuar nga ndërkombëtarët, por edhe nga juristët të cilët deri më tani nuk e kanë hedhur poshtë apo kontestuar vendimin.
Megjithatë, Kumbaro theksoi se nuk ishte e lumtu që shkonte në zgjedhje pa rivalë.
“Vendimi i sotëm i Kolegjit është një tjetër akt juridik, i cili konfirmon se sa i pavlefshëm është akti i Presidentit për të çdekretuar atë që dekretoi vetë. Ndërsa nga pikëpamja morale, nga pikëpamja qytetarë unë nuk jam e lumtur. As si qytetarë, as si politikane, as si deputete nuk jam e lumtur dhe është atipike si situatë dhe nuk janë zgjedhjet më të mira që do donim të kishim në Shqipëri në vitin 2019, duke mos pasur përballë, por ama jemi në demokraci dhe në demokraci është e drejta për të zgjedhor dhe e drejta për të vendosur. Opozita vendosi të mos zgjidhet, opozita vendosi të mos paraqitet dhe të mos e përdorë mjetin demokratik. Kjo nuk na detyron, përkundrazi kjo na detyron ne ta respektojmë dhe më shumë se përndryshe do ishte më i keq skenari që të mos kishim zgjedhje fare.
Këto nuk janë zgjedhje që na bëjnë të lumtur sepse do donim shumë të kishim përballë rivalë. Në qarkun Gjirokastër situata në këto 6 vite është e tillë që na bën krenar për punët që kemi bërë. Ne, unë vetë jam e bindur që kemi rezultate të atilla që na bëjnë të fuqishme përballë çdo rivali. Do doja shuam t’i kishim rivalët përballë.
Nuk doja të paragjykoja institucionin e Presidencës se nuk e bëj zakonisht me asnjë individ dhe jo më një institucion shuam të rëndësishëm siç është ai i Presidencës. Ajo që është fakt sot dhe nuk është fakt i pranuar vetëm nga ne që e ndjekim mediatikisht aktivitetin e Kolegjit Zgjedhor, është pranuar dhe nga partnerët ndërkombëtar. Nuk di të ketë dalë ndonjë jurist këto orët e fundit që të ketë hedhur poshtë, ta ketë kontestuar, apo ta ketë komentuar juridikisht si të pavlefshëm këtë vendim të fundit të Kolegjit Zgjedhor. Për sa i përket komenteve politike është në të drejtën e çdo individi të bëjë statuse në Facebook, s’ka asnjë problem”, tha Mirela Kumbaro./abcnews.al