Vendimi i gjykatës së Durrësit: Ish shefi i krimeve në detyrim paraqitje

schedule16:38 - 28 Tetor, 2017

schedule 16:38 - 28 Tetor, 2017

Detyrim paraqitje, është kjo masa e sigurimit personal, dhene nga gjykata e Durrësit për ish shefin e krimeve në Durrës Krenar Dehari. Ai u arrestua me urdhër të prokurorisë pasi akuzohej për shperdorim detyre. Ishte prokurori Arjan Ndoja, ai i cili kerkoi arrestimin e punonjësit të policisë për moszbatim të urdhrit të tij, në lidhje me lirimin e nje personi të arrestuar nga policia pas një konflikti në familje. Prokurori kishte kerkuar hetimin në gjendje të lire te nje personi te përfshirë në konflikt, por Dehari e kishte mbajtur nen arrest. Mosbindja ndaj urdhërit të prokurorit u cilësua si arbitrar, duke kërkuar arrestimin e tij.Por Gjykata pasi vleresoi kushtet e mases dhe dëgjoi palët, vendosi per Deharin detyrim paraqitje pranë policisë gjyqësore.