Vendimi i Gjykatës për Klan Kosovën, Kulluri: Kurti nuk e fiton dot këtë betejë

schedule19:21 - 3 Gusht, 2023

schedule 19:21 - 3 Gusht, 2023

Analisti Edvin Kulluri ka komentuar vendimin e gjykatës për Klan Kosovën, sipas së cilës televizioni do të vijojë punën deri në shqyrtimin e provave.

Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e fiton dot betejën me Klan Kosovën.

Sipas tij, Kurti nuk ka fuqi për të qenë autoritar, pasi në Kosovë ka institucione demokratike.

“Nuk ka fuqi, nuk ka mundësi sepse edhe institucionet demokratike janë ngritur në Kosovë. Ka Gjykatë Kushtetuese, ka gjykata të ngritura nga ndërkombëtarët që funksionojnë. Ka barriera. Unë besoj se kjo histori kështu do të shkojë. Kurti edhe këtë herë, me shumë gjasa nuk do ta fitojë dot edhe këtë betejë fallco që ka nisur në mes të tensioneve, që i ka nisur në mënyrë kret fallco, janë tentativa të dështuara për të mbivendosur pushtetin e tij personal apo të partisë së tij, ndaj të gjithë kundërshtarëve që fillojnë nga ndërkombëtarët, deri te serbët e veriut, qeveria e Tiranës, mediat”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!