I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi se SHBA e ka plotësisht të qartë se nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme në lidhje me dinarin serb në Kosovë dhe se lëvizje të tilla do të kenë pasoja.
Për Tanjug, Escobar u shpreh se këto çështje duhet të komunikohen me afate që nuk prekin popullatën.
“Besoj që ishim shumë të qartë në këtë. Duhet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe gjithashtu duhet të komunikohet me kohë të mjaftueshme dhe lajmërime të mjaftueshme te popullata e prekur. Dhe ne qëndrojmë gati që të ndihmojmë të dyja vendet që të zgjidhin këtë çështje, por të dy vendet duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, theksoi ai./abcnews.al