“Vendimi është i imi”, Luis Enrique tregon pse e zëvendësoi Mbappe pas 45 minutave lojë

schedule10:37 - 2 Mars, 2024

schedule 10:37 - 2 Mars, 2024

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka thënë se është vendimi i tij për të zëvendësuar sulmuesin Kylian Mbappe në ndeshjet e fundit.

Kapiteni u zëvendësua pas pjesës së parë të ndeshjes që PSG barazoi me Monaco. Për të dytën ndeshje radhazi, francezi përfundoi në stol, pasi e para ishte kundër Rennes në minutën e 60’ të ndeshjes.

“Kur e konsideroj të përshtatshme ai do të luajë dhe kur jo, jo, siç bëjnë të gjithë trajnerët. Herët a vonë kjo do të ndodhë. Në një moment do të duhet të mësojmë të luajmë pa Kylian” tha në përfundim të ndeshjes ndaj Rennes, atëherë kur e zëvendësoi për herë të parë.

Në përfundim të ndeshjes ndaj Monaco, trajneri spanjoll pothuajse përsëriti të njëjtin argument.

“Herët a vonë do të duhet të mësohemi të luajmë pa të. Po përpiqem të gjej opsionin më të mirë për ekipin. Ndoshta e kam gabim, ndoshta jo. Filozofia ime është të mendoj se çfarë është më e mira për ekipin. Nuk dua të debatoj, është vendimi im.

Është thjesht vendimi im. Nuk ka asnjë problem me Mbappe, ai është thjesht menaxhimi i një situatë në mënyrë që unë mendoj se është më e mira, asgjë më shumë”, deklaroi trajneri spanjoll./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!