Vendi në karantinë, Rama zbulon ofertat e internetit dhe ka një kërkesë pë qytetarët

schedule13:51 - 20 Mars, 2020

schedule 13:51 - 20 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të ketë 50% internet më lirë për telefonat mobile dhe falas do të jenë programet edukative. Kjo do të jetë në fuqi për 5 javë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ku qytetarët janë në kushtet e karantinës.

“Nga nesër deri në fund të muajit prill 2020 po ju them së pari 5% internet falas për një periudhë 5 javore. Së dyti akses falas në internet te cdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH, kanalin që mbulon shkollën. Për abonentët me kontratë të fiksit për të pasur akses në platforma edukative për fëmijë të cdo moshe, 60% më lirë. Së karti zgjatja e ofertës e ofertës për internet fiks dhe tv nga Abcom me përmbatje gratis për fëmijët. Ofertë për një muaj gratis për çdo paketë të re abonimi në Albetelecom. Cdo paketë e re që të do të blihet nga abonenti do të ketë të përfshira ofertat e sipërpërmendura.

Do të kemi 50% internet mobile më shumë për 5 javë nga të 3 operatorët. Javët e fundit është vënë re një konsumim i tepërt i internetit. Të jemi të kujdesshëm, që kaoacitet e këtoij aseti të mos i vendosim presionin e kolapsit. Përgjegjëhsmërka është shumë e rëndësishme. Në këtë rast kursejeni internetin edhe për ato komente që bëni në këtë faqe”, tha kryeministri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!