Vllaznia është skuadra më e mirë e momentit në Kategorinë Superiore. Shkodranët fituan ndeshjen e fundit ndaj një rivali si Vllaznia dhe u shkëput 9 pikë nga vendi i dytë. Sot në emisionin Pressing u diksutua rreth formës së mirë të ekipit shkodran.
Fillimisht foli Ermal Tahiri, pjesë e vazhdueshme e Pressing. “Presim kur po humb Vllaznia, por nuk po ndodh dhe ka arsye. Janë të gjithë ushtarë dhe luajnë grup. Kanë shumë harmoni dhe rreshtohen si duhet. Edhe me 10 lojtarë ndaj Teutës diti të menaxhojë ndeshjen dhe luajti më mirë se Teuta.
Presion? Vendi i parë ka vetë presion sepse nuk është e lehtë të jesh në krye. Të mbash gjithë këtë trajektore do të thotë se ky ekip ka më shumë se klube të tjerë, që kanë paguar më shumë”, u shpreh ai.
Më pas fjalën e mori edhe Orges Shehi, i cili u shpreh: “Është një javë që flet për Vllazninë, fitoi me një rival direkt. E dominoi ndeshjen me teutën dhe i jep shumë në aspektin moral. Po luajnë futboll dhe po marrin pikë, ndërkohë që kanë ndezur edhe entuziaznim e qytetit.
Teuta vetëm në fillim ishte disi më mirë, pastaj Vllaznia e dominoi. I mori mesfushën dhe aty ishte çelësi i suksesit. Ishte fitore shumë e rëndësishme. Vllaznia luan poshtë, bën futboll bashkëkohor dhe ia rrit premisat të ketë sukses”, përfundoi Shehi.
Opinionin e tij e tha edhe Agim Canaj, i cili e ka drejtuar tre herë në karrierë skuadrën shkodrane. “Vllaznia nuk është vëën asnjëherë në presion. Bëri ndeshjen më të mirë me Teiutën, e dominoi në të gjitha aspektet. Kjo vazhdimësi të jep besim se do të arrijnë gjithçka. Ndoshta Albani duhet t’i bëjë ndonëj dhuratë. Vllaznia shikohet si ekipi për t’u mundur”, tha Canaj. /abcnews.al