Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Vendi i kapur nga korrupsioni”, Basha: Misioni ynë, t’u kthejmë qytetarëve të drejtën

schedule12:00 - 17 Korrik, 2021

schedule 12:00 - 17 Korrik, 2021

“Pa fituar luftën për demokraci, e ardhmja nuk do të jetë më mire”, – kështu është shprehur kryedemokrati Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Ai më tej ka theksuar se Shqipëria është një vend i kapur nga korrupsioni, ndërsa sipas tij, misioni i PD është për t’u rikthyer qytetarëve të drejtën për të vendosur.

“Përballë përmbysjes së marrëdhënieve të qytetarit me shtetin që ka prodhuar ky regjim i korruptuar, misioni i Partisë Demokratike është t’ua kthejë qytetarëve kontrollin mbi shtetin e tyre.



T’u kthejë shumicës së shqiptarëve të drejtën për të jetuar një jetë të plotë dhe të lirë për realizimin e aspiratave të tyre, këtu pranë familjeve dhe miqve të tyre. Larg trysnisë së një pushteti që ka depërtuar dhunshëm në cdo qelizë të shoqërisë, një shteti që merr gjithçka dhe nuk jep asgjë.

T’ua kthejë të drejtën për të vendosur, t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve ”e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!