Vendi bosh në Gjykatën Kushtetuese, publikohet lista me 20 kandidatë

schedule10:24 - 20 Mars, 2018

schedule 10:24 - 20 Mars, 2018

20 kandidatë kanë shprehur interesin për plotësimin e një vendi bosh në Gjykatën Kushtetuese, pas çeljes së procedurës nga Kuvendi i Shqipërisë për të zgjedhur kandidatin e këtij institucioni.

Aktualisht, Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 4 anëtarë nga 9, që duhet të ketë gjithsej. Për këtë arsyem ky institucion kyç është futur në një ngërç.

Një ditë më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mori në dorëzim kandidaturat e Presidencës për dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa pritej lista e kandidatëve nga Kuvendi për vakancën e tretë.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën vlerësimin e kandidatëve dhe i rendit sipas meritës profesionale. Presidenti i Republikës dhe Kuvendi më pas do të zgjedhin anëtarët mes dy listave, për të plotësuar tri vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Ndër 20 emrat që kanë kandiduar bien në sy emra të njohur si ai i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i ish-zv/ministrit të Drejtësisë, Ilir Panda, nënkryetarit aktual të KQZ-s, Denar Biba, ish-kreut të KQZ-s, Çlirim Gjata apo ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj.

Lista e Kandidatëve:
1. Anila Kristani
2. Arta Vorpsi
3. Besnik Muçi
4. Çlirim Gjata
5. Dashamir Kore
6. Dedë Kasneci
7. Denar Biba
8. Elsa Toska
9. Gëzim Allaraj
10. Ilir Kadiu
11. Ilir Panda
12. Irena Nino
13. Kostandin Kazanxhi
14. Kristaq Traja
15. Rexhep Bekteshi
16. Sinan Tafaj
17. Sokol Hasani
18. Shpresa Beçaj
19. Theodhori Sollaku
20. Valbona Bala

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!