Vendet e rajonit solidaritet maksimal me Shqipërinë

schedule15:30 - 27 Nëntor, 2019

schedule 15:30 - 27 Nëntor, 2019

Në Shqipëri kanë ardhur ekipe shpëtimi nga një numër i madh vendesh si Greqia, Rumania, Italia, Zvicra, ndërkohë që Kosova është angazhuar maksimalisht me forca ushtarake dhe policore dhe ndihma humanitare që vijnë me dhjetra kamionë.  

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka konfirmuar se qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë vendosur që ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj do tu jepen autoriteteve shqiptare nga ushtria e Kosovës për t’i shpërndarë në rajonet e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë, qyteti i Vushtrisë në Kosovë ka vendosur të dërgojë dy ekipe me infermiere për të ndihmuar.

Në Shqipëri kanë ardhur ekipe shpëtimi nga një numër i madh vendesh si Greqia, Rumania, Italia, Zvicra, ndërkohë që Kosova është angazhuar maksimalisht me forca ushtarake dhe policore dhe ndihma humanitare që vijnë me dhjetra kamionë.

Maqedonia e Veriut ka dërguar ekipe me 42 persona për të ndihmuar Shqipërinë. Komuna e Tetovës në Maqedoninë e Veriut ka shpallur dy ditë zie dhe po mbledh ndihma humanitare për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri ndërsa këshilli i qytetit të Shkupit vendosi të japë 3 milionë denarë për zonat e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë, deputeti i partisë opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, Vllatko Gjorçev ka qenë protagonist i një karvani të ndihmave në zonën e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Deputeti ka shkruar në facebook se ishte aty për të ndihmuar me sa mundej.

Ai shkruan se qyteti i Shkupit është vetë një qytet i ndërtuar nga hiri i tërmetit.

Ndërkohë, një ekip i specializuar shpëtimi serb ka filluar që prej orëve të para të ditës së sotme nga puna për të nxjerrë personat e ngecur nën rrënoja në Thumanë. Ekipi ka mbërritur në Thumanë në orën 03:00 të mëngjesit dhe janë duke punuar bashkë me ekipet shqiptare.

Ndërkohë, Vlada Plemiç nga sektori i emergjencave në Serbi thotë se 72 orët e para pas tërmetit janë vendimtare për të shpëtuar të mbijetuarit nga tërmetet. Mediat serbe raportojnë se ekipet serbe të shpëtimit kanë nxjerrë dy persona nga rrënojat./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!