Policia bashkiake e Shkodrës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, bllokuan shezlonët dhe çadrat pa leje të disa bizneseve, që kishin zaptuar hapësirat publike bregdetare. Gjatë aksionit në Velipojë, pati dhe debate mes policisë dhe biznesmenëve.
Hapësira të rrethuara me shirita të një skene krimi. Shezllone të hequra. Kurse plazhistët pushojnë poshtë çadrave prej kashte. Është kjo panorama në një pjesë të plazhit të Velipojës pas aksionit të një nate më parë Shtatë stacione plazhi u bllokuan. Kurse një i tille u sekuestrua.
Gjatë orëve të natës Forcat e Ndërhyrjes dhe shpejtë dhe policia bashkiake e Shkodrës gati u përplasën me biznesmenët në plazhin e Velipojës.
Mbi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje u bllokuan. Në operacion kanë qenë 150 forca policiete cilet hasen me qëndresën e pronarëve të bizneseve të cilët nuk pranuan t’i dorëzojnë objektet.
Njëri nga personat që u konfrontua me policinë ishte edhe Nikoll Marku, ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij. Në krye të operacionit ishte drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe n/drejtori.
Operacioni do të vijojë edhe në biznese të tjera, që kanë zënë hapësirën publike në plazhin e Velipojës.
Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli