Veliaj vijon punën si kryebashkiak nga burgu: Edhe pse i burgosur pa gjyq, puna për Tiranën nuk ndalet

schedule20:42 - 18 Shkurt, 2025

schedule 20:42 - 18 Shkurt, 2025

Erion Veliaj ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale që po vazhdon punën si kryebashkiak i Tiranës edhe nga burgu.

Ai ka zbuluar se edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur, puna për Tiranën vazhdon.

Veliaj ka ndarë disa pamje nga punimet për shkollën e re “Edith Durham”, e cila do të jetë gati në shtator.

“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!

Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët.

Forca!”, ka shkruar Veliaj krahas pamjeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!