Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës , në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës do të nisë shumë shpejt ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar, i cili do të jetë pa kullë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se shpejti Tirana do të ketë një teatër të ri modern pa kullë. Veliaj tha se Bashkia po bashkëpunon me qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Kulturës për një teatër modern dhe me parametra bashkëkohore.
Kreu i Bashkisë tha se projektet e mira, kërkoin durim dhe bashkëpunim nga të gjithë. Ai tha se asgjë nuk është e pamundur dhe kujtoi paragjykimet për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, “Pazarin i Ri”, apo Këndin e Lodrave .
Deklaratat kryebashkiaku i bëri gjatë koncertit “Vienna Salutes Tirana”, i cili çeli zyrtarisht Vitin Kulturor Austri-Shqipëri në Tiranë./abcnews.al