Kryebashkiaku Erion Veliaj i shoqëruar nga ambasadori i Japonisë në vendin tonë ka deklaruar se Parku i Liqenit do të pastrohet me mjete moderne dhe ekologjike, duke përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve për kontribut në këtë drejtim.
Bashkia e Tiranës, mbështetur nga Ambasada Japoneze në Tiranë ka pajisur Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit me makineri dhe kosha që mundësojnë një pastrim më të shpejtë dhe efikas të Parkut të Liqenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Makoto Ito, falenderoi këtë të fundit dhe i kërkoi qytetarëve ndihmë në mirëmbajtjen e ambientit.
“Tani na duhet shumë bashkëpunim nga qytetarët, duhet ta mirëmbajmë parkun, t’i hedhim mbeturinat atje ku duhet, të bëhemi pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve, të ulim lëvizjet me makinat private për distancat e vogla, që jo detyrimisht janë të nevojshme”.
Kto të fundit janë i vetmi burim i ndotjes në Tiranë sipas Veliajt ndaj përsëriti thirrjen për përdorimin e biçikletës dhe mbjelljen e pemëve në kryeqytet./abcnews.al