Veliaj thirrje qytetarëve: Lëreni inatet, dilni dhe votoni

schedule08:45 - 30 Qershor, 2019

schedule 08:45 - 30 Qershor, 2019

Kandidati për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kanë votuar. Në një prononcim për media Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar.

“Mirëmëngjesi të gjithëve në një ditë fantastike të bukur dhe me diell për Tiranën tonë. Jam shumë i emocionuar sot teksa vendosim se si do të vazhdojë qyteti. U bëj thirrje të gjithëve që të dalin dhe të votojnë. Unë e di që ka parti që kanë bindje politike që kanë inate të vjetra, që kanë pazare të pambyllura , por këto zgjedhje janë për qytetin tonë, për mënyrën se si do të pastrohet Tirana, për çerdhet, për kopshtet, për shkollat ndaj dhe mbi-politizimi dhe përdorimi i zgjedhje për të larë hesapet që dikush ka me të kaluarën nuk më bën sens. Ndaj jam i lumtur sot në të gjithë qytetin ka radhë, për të marrë pjesë, për të votuar, për të thënë atë që në mendojmë se si ka ecur qyteti. Me Arben Skënderin na bashkon diçka, si ai dhe unë kemi vendosur që fëmijët t’i rrisim këtu, ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë. Sot është ditë e nxehtë dhe do doja të ftoja qytetarët të gjenin një hapësirë. Kjo është një hapësirë e re në lagjen 13 dhe hapja e sa më shumë hapësirave ka shmangur edhe radhën. Votoni pasi vota mund të bëjë diferencën. Ky është momenti ynë dhe momenti jonë për të thënë se si e duam këtë qytet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!